zoom

Aktualitet

Shqipëria e fundit në Evropë për cilësinë e ujërave larës

Shqipëria e fundit në Evropë për cilësinë e ujërave larës

Shqipëria renditet e fundit në Evropë për cilësinë e ujërave të larjes, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Evropiane e Mjedisit për vitin 2026.

Vetëm 16.3% e zonave të monitoruara në vend janë klasifikuar me cilësinë “e shkëlqyer”, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e 29-të në renditjen evropiane.

Të dhënat tregojnë një diferencë të madhe mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të kontinentit. Në krye të listës renditet Qiproja me 100% të ujërave të monitoruara që plotësojnë standardin më të lartë të cilësisë, e ndjekur nga Greqia me 97.1% dhe Bullgaria me 96.9%.

Mesatarja e Bashkimit Evropian rezulton 84.8%, çka do të thotë se Shqipëria qëndron shumë larg standardeve evropiane për cilësinë e ujërave të destinuara për larje.

Sipas raportit, treguesi mat përqindjen e vendeve të monitoruara, si plazhet detare, liqenet dhe lumenjtë, që përmbushin kriterin e cilësisë “shkëlqyer” sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Në listën e vendeve me rezultatet më të larta renditen:

  • Qipro – 100%
  • Greqi – 97.1%
  • Bullgari – 96.9%
  • Austri – 96.5%
  • Luksemburg – 94.1%
  • Danimarkë – 92.4%
  • Gjermani – 90.9%
  • Itali – 89.8%

Ndërkohë, Shqipëria mbetet në fund të renditjes me vetëm 16.3%, duke lënë pas vetëm standardet minimale të monitorimit dhe duke treguar një hendek të konsiderueshëm krahasuar me vendet e rajonit.

Raporti ngre shqetësime për ndotjen e mjedisit, menaxhimin e ujërave të zeza dhe kontrollin e shkarkimeve urbane, faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ujërave bregdetare dhe të zonave të tjera të frekuentuara nga pushuesit./ Zoom.al

Postime të lidhura