Aplikacion
Vendi gjatë ditës së martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Orët e para të ditës do të karakterizohen nga kthjellime dhe temperatura të larta, ndërsa duke filluar nga mesdita pritet shtim gradual i vranësirave, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore. Në vijën bregdetare moti do të mbetet kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, nga mesdita deri në orët e pasdites priten reshje lokale shiu në disa zona të Ultësirës Perëndimore, me përjashtim të bregdetit, ku kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme.
Në zonat malore reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në disa raste të izoluara mund të shfaqen shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Pasdite pritet ndërprerja graduale e reshjeve dhe rikthimi i motit të kthjellët.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi dhe verilindja, me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Në zonat bregdetare dhe në lugina era mund të fitojë intensitet, duke arritur deri në 12 metra në sekondë.
Sa i përket kushteve detare, deti Adriatik dhe ai Jon do të paraqiten të qetë, me valëzim të ulët nga 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim./ Zoom.al