zoom

Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Korçë

Gjendet një person i pajetë në Korçë

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Qatrom, në qarkun e Korçës.

Trupi i pajetë i burrit është konstatuar pranë një përroi të thatë nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje për të kryer veprimet e para procedurale dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Sipas të dhënave paraprake, në trupin e 65-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, duke hedhur poshtë pistën e një ngjarjeje kriminale.

Grupi hetimor dyshon se kemi të bëjmë me vdekje për shkaqe natyrale, megjithatë ekspertët po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Trupi i 65-vjeçarit është transportuar drejt morgut të spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore./ Zoom.al

Postime të lidhura