Aplikacion
Pas rreth 48 orësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i një 37-vjeçari në ujërat e liqenit të Ulzës.
Viktima është identifikuar si Armando Zajsi.
Sipas të dhënave paraprake, i riu kishte shkuar në zonën e Ulzës së bashku me familjarë dhe miq për të kaluar disa orë në një restorant lokal. Ai pritej të udhëtonte drejt Italisë, ku jetonte dhe punonte prej vitesh.
Gjatë qëndrimit pranë liqenit, 37-vjeçari ka përdorur një mjet ujor tip jet ski dhe është futur në ujë për disa xhiro. Në një moment, ai dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në ujë.
Pavarësisht përpjekjes për të notuar drejt bregut, dyshohet se i riu ka humbur forcën dhe është zhytur në thellësi, duke mos arritur të dalë më në sipërfaqe.
Trupi i pajetë është transportuar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa më pas pritet t’i dorëzohet familjarëve për ceremoninë mortore./ Zoom.al