zoom

Bota

Planifikuan sulm në Shtëpinë e Bardhë me snajperë dhe dronë, si u ndal grupi. 5 të arrestuar

Planifikuan sulm në Shtëpinë e Bardhë me snajperë dhe dronë, si u ndal grupi. 5 të arrestuar

FBI-ja pengoi një sulm që kishte shënjestër eventin e UFC-së që u mbajt të dielën në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa 5 persona u arrestuan.

Një pjesë e planit përfshinte goditjen e ndërtesave aty pranë me dronë të mbushur me eksplozivë dhe qëllonin me armë zjarri “objektiva me vlerë të lartë”, pretenduan prokurorët.

Një i dyshuar u arrestua në Ohajo javën e kaluar, ku hetuesit shqyrtuan mesazhe të koduara që përfshinin komplotistë të tjerë të dyshuar. Prokurorët thanë në dokumentet e akuzave se ata dyshohet se kishin “shprehur ndjenja ultra-fetare dhe antiqeveritare”.

Të dyshuarit u identifikuan si Tycen C Proper, 19 vjeç, i dyshuari i arrestuar në Ohajo, së bashku me Bryan Omar Roa, 24 vjeç, dhe Michael Alan Thomas, 32 vjeç, nga Kalifornia, Daniel K Eskridge, 32 vjeç, nga Misuri dhe Abraham Hermosillo Alvarez, 31 vjeç, nga Nebraska. Ata u arrestuan në të katër shtetet e SHBA-së dhe secili prej tyre është akuzuar për komplot për të kryer vrasje, tha Departamenti i Drejtësisë (DOJ) në një deklaratë.

Duke përdorur dronët, ata synonin të ngjallnin panik dhe të tërhiqnin turmën drejt një ekipi snajperësh, sipas dokumenteve të gjykatës. Më pas dyshohet se do të sulmonin portën e Shtëpisë së Bardhë.

Rreth 4.300 njerëz ishin të pranishëm në eventin vetëm me ftesë në South Lawn, dhe 85,000 të tjerë mundën të ndiqnin aty pranë.