zoom

Aktualitet

E rëndë në Lushnjë, fermerin e zë poshtë traktori dhe humb jetën (EMRI)

E rëndë në Lushnjë, fermerin e zë poshtë traktori dhe humb jetën (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me një mjet bujqësor.

Viktima është identifikuar si Besnik Hasalla, 65 vjeç, me banim në fshatin Garunjas të Njësisë Administrative Ballagat.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari po punonte me një traktor në tokën e tij bujqësore, kur për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë e kësaj, ai është zënë poshtë nga traktori dhe ka pësuar dëmtime të rënda.

Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen./ Zoom.al

Postime të lidhura