zoom

Aktualitet

Pastroi paratë e drogës së vëllait të tij, ky është Isa Aliu (FOTO)

Pastroi paratë e drogës së vëllait të tij, ky është Isa Aliu (FOTO)

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Isa Aliu, vëllai i trafikantit të kokainës, Salvadore Aliu. Banda e këtij të fundit u godit dje nga SPAK në një operacionet më të mëdha të kryera ndonjëherë nga SPAK.

Isa Aliu dyshohet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në qarkullimin dhe investimin e të ardhurave të përfituara nga aktivitetet kriminale të vëllait të tij.

Sipas dosjes hetimore, vëllai i tij, Salvadore Aliu, konsiderohet si një nga figurat kryesore të një organizate që ka operuar në trafikun e kokainës mes Amerikës së Jugut dhe Evropës gjatë viteve 2019–2021. Hetuesit dyshojnë se përmes këtij rrjeti janë qarkulluar dhjetëra milionë euro të ardhura të paligjshme, një pjesë e konsiderueshme e të cilave është investuar në pasuri të paluajtshme dhe biznese në Shqipëri.

Në komunikime të përgjuara përmes platformës SKY ECC, përmenden transaksione dhe shuma të mëdha parash që lidhen me aktivitetin e grupit, përfshirë miliona euro në cash dhe plane për investime të mëtejshme. Këto të dhëna kanë ndihmuar hetuesit të zbërthejnë strukturën financiare të rrjetit.

SPAK dyshon se organizata ka qenë e përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, me një volum që në total mund të arrijë dhjetëra tonë, ndërsa një pjesë e ngarkesave është sekuestruar gjatë operacioneve ndërkombëtare. Paralelisht, gjykata ka vendosur masa të rënda sekuestrimi mbi qindra pasuri të ndryshme, të cilat dyshohet se kanë lidhje me fitimet e aktivitetit kriminal.

Nga zbardhja e këtyre komunikimeve, në një bisedë në gusht të vitit 2020, me vëllain Isa Aliu, ky i fundit e njofton se kishte në gjendje 6 milion euro. Dy javë më pas, Salvadore njofton Isain se do të marrë edhe 20 milionë euro të tjera. Në pritje që paratë të investohen për t’u pastruar, ai e udhëzon vëllanë, se si t’i fshehë paratë, duke i sugjeruar, ndër të tjera dhe futjen e tyre në fuçi 50 litërshe e më pas groposjen.

Isa Aliu është mes të kërkuarve nga SPAK si person që me 4 biznese të tij, në ndërtim dhe shërbime, ka luajtur rol kryesor në pastrimin e parave./ Zoom.al

Postime të lidhura