Aplikacion
Ish-banori i Big Brother VIP, Rogert Sterkaj ka sulmuar deputeten Marjana Koçeku, pas deklaratave dhe qëndrimeve që ajo ka mbajtur në ditët e fundit sa i takon marrëdhënies me Partinë Socialiste, protestën dhe kërcënimet që pretendon se ka marrë nga Bajrat e Shkodrës.
Rogert Sterkaj ka reaguar pas postimit të fundit të Koçekut, që ndryshe njihet si “Neomalësorja”, që jepte një mesazh paralajmërues për Bajrat, duke iu kërkuar të mos merren me familjen e saj.
Sipas Rogertit, deputetja po e tepron me reagimet e saj dhe i këshillon familjarët e saj që t’i heqin telefonin dhe t’i japin fund kësaj vale në të cilën është përfshirë.
Rogert Sterkaj shton se Marjana Koçeku po denigron figurën e saj në këto momente.
“Një këshillë e sinqertë për familjen dhe miqtë e ngushtë të Marjana Koçekut. Dikush duhet t’ia marrë telefonin dhe t’ia mbyllë llogarinë e Instagramit. Pikë!!!”
Kjo sjellje vetësabotimi është shenjë “personality meltdown” ose ndryshe në shqip “shkrirje personaliteti”, shenjë dëshpërimi dhe humbjeje kontrolli. Sa më shumë që Marjana Koçeku reagon me kërcënime dhe polemika, aq më shumë e minon besueshmërinë e saj. Ndonjëherë lëvizja më e zgjuar është të tërhiqesh, të shkëputesh dhe të rifitosh perspektivën e vetes. Marjana please STOP”, shkruan Rogerti./ Zoom.al
