zoom

Aktualitet

Dita e 18 e protestës, qytetarët mblidhen poshtë Kryeministrisë

Dita e 18 e protestës, qytetarët mblidhen poshtë Kryeministrisë

Qindra qytetarë dolën edhe sot në protestë në Tiranë.

Kjo është protesta e 18-të radhazi, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndryshe nga ditët e tjera, tubimi sot nisi në orën 19:00. Ky ndryshim i orarit u njoftua dje për shkak të temperaturave të larta.

Pas qëndrimit para Kryeministrisë, protestuesit pritet të vijojnë me një marshim nëpër disa nga akset kryesore të Tiranës, duke përcjellë kërkesat e tyre politike.

Ata theksojnë se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesës kryesore: dorëheqjen e kryeministrit./ Zoom.al

Postime të lidhura