zoom

Aktualitet

Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë! Protestuesit i zënë “pritë” kryeministrit në Berlin

Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë! Protestuesit i zënë “pritë” kryeministrit në Berlin

Edi Rama udhëtoi paraditen e kësaj të marte drejt Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin.

Por teksa ishte duke shkuar në sallën e konferencave, Rama është pritur me protesta nga emigrantët shqiptarë atje.

Me pankarta në duar dhe nën thirrjet “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, ata kanë shprehur revoltën e tyre kundrejt kreut të qeverisë.

Protestuesit e shoqëruan reagimin e tyre edhe me fishkëllima, ndërsa Rama, përpara se të largohej me mjetin zyrtar, i përshëndeti me dorë.

https://www.instagram.com/reel/DZqBuswpj7Z/?igsh=MWFhcGw2dnRoazlwNQ==

Postime të lidhura