zoom

Lajme

Rama zbulon kur do të japë dorëheqjen

Rama zbulon kur do të japë dorëheqjen

Në mes të valës së protestave, që kryefjalë ka “Rama jepe dorëheqjen”, kryeministri zbulon se kur do ta marrë një vendim të tillë.

Në një intervistë në median italiane “Vanity Fair”, Rama deklaroi se synon të vazhdojë angazhimin politik për sa kohë ndjen përgjegjësi ndaj procesit të integrimit europian të vendit. Ai shtoi se momenti më i përshtatshëm për t’u larguar nga drejtimi i qeverisë do të ishte pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Për sa kohë do të ndiej zjarrin e pasionit, do të qëndroj. Nëse Shqipëria do të pranohej vërtet në BE, mbledhja e parë si shtet anëtar do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje”, tha Edi Rama.

Ai dha edhe sqarime lidhur me debatin për projektin e planifikuar në zonën e Zvërnecit, duke theksuar se çdo zhvillim do të realizohet në përputhje me standardet mjedisore të Bashkimit Europian.

Rama shpjegoi se sistemi europian parashikon kategori të ndryshme mbrojtjeje për territore të ndryshme natyrore.

Në intervistë u trajtua edhe projekti i mundshëm për zhvillimin e Ishulli i Sazanit. Rama përsëriti se shteti shqiptar nuk ka në plan ta shesë ishullin, por po shqyrton mundësinë e një partneriteti zhvillimi. Sipas tij, përpara çdo hapi do të kryhen analiza të detajuara mjedisore për të garantuar ruajtjen e ekosistemit dhe vlerave natyrore të zonës.

Prej disa javësh, projekti në Zvërnec ka shkaktuar debate të forta dhe protesta masive, duke kërkuar mbrojtjen e zonës, rishikimin e planeve të zhvillimit dhe rrëzimin e qeverisë./ Zoom.al

Postime të lidhura