zoom

Aktualitet

“Po dëmtojnë turizmin”/ Protestuesi-Ramës: E di ti që shqiptarët s’bëjnë dot pushime?!

“Po dëmtojnë turizmin”/ Protestuesi-Ramës: E di ti që shqiptarët s’bëjnë dot pushime?!

Që nga nisja e protestës, Edi Rama ka bërë një sërë deklaratash kundër saj.

Një nga argumentet ka qenë edhe prishja e imazhit të Shqipërisë dhe dëmtimi i turizmit.

Njëri prej protestuesve i ka kthyer përgjigje duke deklaruar se a është në dijeni ai që ka familje shqiptare që nuk shkojnë dot me pushime në bregdet.

Sipas tij, pikërisht se protesta ka arsye madhore, po mbështetet nga e gjithë bota.

“Kryeministri tha se kjo protestë po dëmton turizmin. A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime? Ne po na suporton e gjithë bota sepse guxuam të ngrejmë zërin kundër këtyre këtu”, tha i riu.

Postime të lidhura