zoom

Aktualitet

Parashikimi i motit për nesër, meteorologët tregojnë ku mund të ketë reshje

Parashikimi i motit për nesër, meteorologët tregojnë ku mund të ketë reshje

E mërkura pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, sipas parashikimeve meteorologjike.

Moti do të dominohet nga kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet shtim i vranësirave në zonat malore. Në disa rajone të jugut dhe juglindjes, këto vranësira mund të shoqërohen me reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat të mbeten të larta, me vlerat maksimale që do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius. Ndërkohë, temperaturat minimale do të luhaten rreth 15 gradë Celsius gjatë orëve të mëngjesit.

Në relievet më të larta malore nuk përjashtohet mundësia e zhvillimit të shtrëngatave të izoluara, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me intensitet mesatar nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 8 metra në sekondë./ Zoom.al

Postime të lidhura