zoom

Aktualitet

Nis protesta në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i grumbullimit

Nis protesta në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i grumbullimit

Qytetarët janë mbledhur sërish këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, duke vijuar protestën e përditshme që tashmë ka hyrë në ditën e saj të 17-të.

Pjesëmarrësit nisën grumbullimin në qendër të Tiranës dhe më pas vijuan marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion godinën e Kryeministrisë.

Organizatorët e protestës njoftuan se nga dita e mërkurë do të ketë një ndryshim në orarin e zhvillimit të tubimeve. Sipas tyre, qytetarët do të mblidhen çdo ditë në orën 19:00, për shkak të temperaturave të larta.

Po ashtu, sot pritet të mos mbahen fjalime nga organizatorët apo figura të tjera publike. Sipas njoftimit të bërë nga nismëtari Alben Kola, fjala do t’u lihet ekskluzivisht të rinjve, të cilët do të ndajnë mesazhet dhe qëndrimet e tyre para pjesëmarrësve./ Zoom.al

Postime të lidhura