zoom

Lajme

Tirana dhe Vllaznia e pësojnë nga FSHF/ Vendim drastik për bardheblutë dhe Kukësin

Tirana dhe Vllaznia e pësojnë nga FSHF/ Vendim drastik për bardheblutë dhe Kukësin

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi sot vendimet që u morën nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës.

Bien në sy vendimet për Tiranën, Vllazninë, Kukësin, Lushnjën dhe Besën që kanë detyrime të prapambetura.

Tiranës i është bllokuar federimi i lojtarëve të rinj deri në pagesën e detyrimeve. Po ashtu edhe Kukësit. Bardheblutë kanë një çështje të humbur me portierin Romeo Harizaj, për të cilin i janë dhënë 30 ditë afat. Sa i përket Vllaznisë, po ashtu i është dhënë afat për shlyerjen e detyrimeve ndaj Liridon Latifit.

Besa ndërkohë është paralajmëruar që të shlyejë detyrimet ndaj trajnerit Emiljano Çela dhe Bekim Kulit.

Vendimi nr. 49 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 16.06.2026

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
  2. Zyrtarja e KFF Gramshi, Edonisa Aliu, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtares i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  3. Lojtarja e KFF Gramshi, Flondra Berhami, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
  4. KF Vora U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-16, kundër KF Shkodra U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  5. Lojtari i KF Vora U-15, Estin Milla, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i FC Kinostudio U-15, Rajan Ducellari, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
  7. Zyrtari i FC Kinostudio, Anjez Gjonpalaj, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  8. Flamurtari FC U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-14, kundër KF Shënkolli U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  9. Zyrtari i FC Pepa U-14, Shaban Shehu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  10. Zyrtari i FC Pepa U-14, Elis Biçaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
  11. Burreli B, U-13, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër BS East Park A U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  12. Zyrtari i Burreli B, U-13, Lulzim Kola,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  13. Don Bosco Academy U13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër KSP Junior A, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  14. Zyrtari i AF Kampionët U-13, Aurel Xhepa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
  15. Don Bosco B, U13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër AF Kashari U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  16. Multisport 21 Tirana U14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër FBA U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  17. Multisport 21 Tirana U14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër AF Dajti B, U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  18. FC Kinostudio U13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër FBA A U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  19. Kamza 07 U14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër FBA U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  20. Lojtari i FK Tomori U-14, Ledion Daja, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  21. Rinia EL A, U13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Dinamo U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  22. Rinia EL B, U13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  23. AF Dajti A, U13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër K.S.P Junior D U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  24. Kastrioti U13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Lions B U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  25. KS Ali Demi U15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër FBA U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  26. Dyrrah City U15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  27. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 06.10.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  28. FK Kukësi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 01, datë 13.01.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  29. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Romeo Harizaj. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 19, datë 16.10.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  30. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Emiljano Çela. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 22/1, datë 02.12.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Football Club Besa i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  31. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Bekim Kuli. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 23/1, datë 02.12.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Football Club Besa i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  32. Pranimin e kërkesës së kërkuesit FK Apolonia. KS Korabi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 21, datë 23.02.2026 të Komisionit të Posaçëm të Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit Sportiv Korabi i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  33. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Liridon Latifi. Klubi i Futbollit Vllaznia, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 08, datë 11.06.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Vllaznia i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  34. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Ardit Hoxhaj. Klubi i Futbollit Lushnja, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 11, datë 30.04.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Postime të lidhura