Aplikacion
Federata Shqiptare e Futbollit synon organizimin e finales së Superkupës së Europës për vitin 2028. Vetë presidenti Armand Duka konfirmoi lajmin.
Presidenti i FSHF-së konfirmoi se Shqipëria është një nga vendet që ka hedhur kandidatuturën për organizimin.
Hera e parë dhe e vetme që Shqipëria ka pritur një finale për klube në Europë ishte pikërisht në vitin 2022 kur Roma fitoi finalen e Ligës së Konferencës përballë Fejnordit në stadiumin “Air Albania”.
Kandidatura për organizimin e Superkupës së Europës vlen për pas dy viteve, pikërisht në 2028 siç vetë Duka konfirmoi.
“Aktiviteti më i rëndësishëm që ne do kemi është Europiani për 21-vjeçarët në vitin 2027 që do bëhet në Shqipëri. Do vijnë 8 ekipe këtu dhe 8 në Serbi. Kampionati Europian i 21-vjeçarëve është kampionati i dytë më i rëndësishëm pas kampionatit Europian të të rriturve. Ajo që nuk e dimë dhe që ne lobojmë për ta pasur në Shqipëri është finalja e Superkupës së Europës në vitin 2028 në Shqipëri. Zakonisht ne kur nisim, i realizojmë”, u shpreh Duka në një intervistë.