Aplikacion
Trajneri brazilian Sylvinho i ka dhënë këtë të martë lamtumirën zyrtare Kombëtares shqiptare, duke mbyllur aventurën e tij tre vite e gjysmë në krye të kuqezinjve. Tekniku ishte në Tiranë, ku zhvilloi edhe takimin e fundit me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, me palët që publikisht deklaruan se ndarja erdhi “me mirëkuptim”.
Megjithatë, mediat braziliane raportojnë një tjetër version për fundin e bashkëpunimit mes Sylvinhos dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas “Gazeta Esportiva”, ka qenë vetë FSHF-ja ajo që ka vendosur të mos rinovojë kontratën e trajnerit.
“Sylvinho largohet nga posti i trajnerit të kombëtares shqiptare pasi federata vendosi të mos ia zgjasë kontratën. Vendimi u mor nga presidenti Armand Duka dhe arsyeja kryesore ishte dështimi për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026”, shkruan media braziliane.
Pas largimit nga Shqipëria, Sylvinho pritet të nisë një tjetër aventurë në karrierën e tij si trajner, ndërsa eksperienca me kuqezinjtë konsiderohet deri tani periudha më e suksesshme në pankinën e tij.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit