Aplikacion
Federata Shqiptare e Futbollit i ka dhënë fund bashkëpunimit me Sylvinho, i cili nuk do të vazhdojë më në drejtimin e Kombëtares shqiptare.
Vendimi është bërë publik nga FSHF, pas përfundimit të kontratës së teknikut brazilian me institucionin e futbollit shqiptar. Palët kanë vendosur të mos vijojnë më marrëveshjen mes tyre.
Largimi i Sylvinhos vjen pas një periudhe të suksesshme në krye të kuqezinjve. I emëruar në vitin 2023, ai arriti të çojë Shqipërinë në UEFA Euro 2024, duke e mbyllur grupin eliminator në vendin e parë.
Gjatë drejtimit të tij, Kombëtarja zhvilloi edhe një tjetër edicion pozitiv në eliminatoret e Botërorit 2026, ku u rendit pas Anglisë dhe siguroi pjesëmarrjen në fazën “play-off”, pasi la pas Serbinë në grup. Rrugëtimi i Shqipërisë u ndërpre në gjysmëfinale nga Polonia.
Ndërkohë, FSHF pritet të prezantojë trajnerin e ri të Kombëtares në orën 10:00, gjatë një konference për shtyp.