Aplikacion
Varshavë – Ëndrra kuqezi për në botëror përfundoi sot në Varshavë. Shqipëria u mund 2-1 mga Polonia në gjysmëfinalet e fazës “play-off”.
Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Arbër Hoxhës në pjesën e parë të lojës, kuqezinjtë nuk mundën të ruanin rezultatin, pasi polakët do të përmbysnin gjithçka në pjesën e dytë.
Pak para se polakët të barazonin shifrat në 1-1 me anë të Robert Lewandowskit, Shqipëria do të humbiste dy raste të arta për të mbyllur ndeshjen, fillimisht me anë të Bajramit e më pas me anë të Pilos.
Dy futbollistët kuqezi shpërdoruan në mënyrë amatoreske dy raste të pastra për të shënuar.
Ndërsa Polonia do të shënonte edhe golin e dytë me anë të Zielinskit, i cili me një gjuajtje potente nga jashtë zone nuk i dha asnjë mundësi Strakoshës për të reaguar.
Në fazën finale, Polonia do të përballet me Suedinë, e cila ka fituar 1-3 përballë Ukrainës.
Në sfidat e tjera, Danimarka ka poshtëruar Maqedoninë e Veriut 4-0, ndërsa Italia ka mposhtur 2-0 Irlandën e Veriut.
Kjo ndeshje duket se do të shënojë edhe fundin e karrierës së trajnerit Sylvinho me kombëtaren shqiptare. Ai e rinovoi kontratën me synimin për ta kualifikuar Shqipërinë në botëror dhe mosrealizimi i këtij objektivi e ka lëkundur seriozisht pozitën e tij në stolin e kombëtares. /Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit