zoom

Lajme

Kosova shkon në finalen e PLAYOFF përballë Turqisë!

Kosova shkon në finalen e PLAYOFF përballë Turqisë!

Kosova ka bërë historinë mbrëmjen e sotme, duke treguar edhe njëherë se është një kombëtare prestigjioze, edhe pse është e re.

“Dardanët” janë kualifikuar për në finalen e madhe të “play-off”-it, ku do të përballen me Turqinë, dhe njëra prej tyre do të shkojë në finalet e Kupës së Botës që do të zhvillohen në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Dardanët kanë fituar me përmbysje përballë Sllovakisë.

Ishin vendasit ata të cilët e mbyllën në avantazh pjesën e parë, duke shënuar dy herë me anë të Valjent dhe Haraslin, ndërsa dardanët do të barazonin përkohësisht me anë të Hodzës.

Por me nisjen e pjesës së dytë do të fillonte “vallja kosovare” në mes të Sllovakisë. Fisnik Asllani do të shënonte menjëherë sapo nisi fraksioni i dytë i lojës.

Musljia dhe Hajrizi do të shënonin golat e tretë dhe të katërt, ndërsa vendasit do të shënonin golin e tretë në minutën e fundit me anë të Strelec.

Postime të lidhura