Aplikacion
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur para ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës, duke theksuar se skuadra duhet të lërë pas eliminimin nga Polonia dhe të përqendrohet maksimalisht te sfida e radhës.
Në deklaratën e tij, tekniku brazilian u shpreh se përgatitja e një ndeshjeje në këto kushte është e vështirë, sidomos pas një periudhe emocionalisht të ngarkuar për ekipin kuqezi.
Sylvinho theksoi se për të, çdo ndeshje ka të njëjtën rëndësi, pavarësisht emërtimit si miqësore.
“Unë nuk besoj te ndeshjet miqësore. Kur zbret në fushë, duhet të japësh maksimumin për 90 minuta”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk është dakord me rotacione të mëdha në formacion, pasi sipas tij stabiliteti i ekipit është vendimtar.
Trajneri i Kombëtares theksoi gjithashtu se sfida ndaj Ukrainës nuk do të jetë aspak e lehtë, duke pasur parasysh gjendjen psikologjike të skuadrës pas eliminimit në play-off ndaj Polonisë. Ai kërkoi përqendrim maksimal dhe reagim të fortë nga lojtarët./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit