zoom

Lajme

Rolando Maran pason Sylvinhon, kush është trajneri i ri i kombëtares shqiptare

Rolando Maran pason Sylvinhon, kush është trajneri i ri i kombëtares shqiptare

Bashkë me njoftimin e largimit të Sylvhinos, FSHF-ja ka njoftuar dhe pasardhësin e tij që do të drejtojë kombëtaren shqiptare.

Bëhet fjalë për italianin Rolando Maran. Si lojtar nuk ka spikatur shumë, ndërsa ka disa eksperienca në Seria A, Itali si ndihmës dhe trajner i parë.

Kush është Rolando Maran

Rolando Maran, 62 vjeç, konsiderohet një emër me eksperiencë të gjatë në futbollin italian, ku ka drejtuar disa skuadra të njohura të Serie A dhe Serie B. Ai ka ndërtuar reputacion si një trajner pragmatist dhe disiplinues, i njohur për organizimin taktik dhe aftësinë për të menaxhuar skuadra me objektiva mbijetese apo stabiliteti.

Karrierën si trajner e nisi te akademitë e Chievo Verona dhe Brescia, ndërsa më pas mori drejtimin e ekipeve si Cittadella, Bari, Triestina dhe Vicenza. Kulmin e karrierës e pati në elitën e futbollit italian me Catania, ku zhvilloi një sezon historik duke grumbulluar 56 pikë në Serie A.

Më vonë ai drejtoi edhe Chievo Verona për katër sezone në Serie A, si dhe pati eksperienca me Cagliari, Genoa, Pisa dhe së fundmi Brescia.

Në periudhën e tij te Cagliari, Maran arriti ta çonte ekipin në zonën e Europës dhe për një periudhë skuadra sardine konsiderohej surpriza e kampionatit italian.

Postime të lidhura