Aplikacion
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka konfirmuar afrimin më të ri në Kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.
Bëhet fjalë për mesfushorin Luis Hasa, kartoni i të cilit zotërohet nga Napoli. Futbollisti i ri ka kaluar sezonin e fundit në formë huazimi te Carrarese, ndërsa prej kohësh ishte përfolur për një kalim te kuqezinjtë.
Në një intervistë për Top Albania Radio, Duka bëri të ditur se Hasa do të jetë pjesë e grumbullimit të trajnerit të ri Rolando Maran për sfidat e ardhshme. Kreu i FSHF-së theksoi se lojtari me origjinë nga Peqini do të jetë për herë të parë në dispozicion të Kombëtares.
Hasa ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Italisë në grupmosha, por duket se tashmë ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
“Emër që nuk ka qenë ndonjëherë është Luis Hasa. Shqiptar, me origjinë nga Peqini që luan në Itali dhe për herë të parë do ta kemi. Luan apo, e di trajneri, por do të jetë i grumbulluar”, tha Duka./ Zoom.al