zoom

Lajme

Yildiz në dyshim edhe për ndeshjen e parë të Botërorit

Yildiz në dyshim edhe për ndeshjen e parë të Botërorit

Shqetësimi për Kenan Yildiz mbetet i madh pas dëmtimit muskulor të pësuar në stërvitje me Juventusin.

Pjesëmarrja e tij në Botërorin 2026 nuk duket e rrezikuar, por pritet të mungojë në ndeshjen e parë kundër Australisë.

Shqetësimi mbetet i lartë rreth gjendjes së sulmuesit të Juventusit, Kenan Yildiz, i cili është dëmtuar gjatë një seance stërvitore me skuadrën bardhezi. Sipas mediave italiane, 21-vjeçari turk ka pësuar një problem muskulor dhe pritet të mungojë në derbin ndaj Torinos, një ndeshje vendimtare për objektivin e Juventusit për kualifikimin në Champions League. Stafi mjekësor i klubit po e ndjek nga afër gjendjen e tij, ndërsa rikthimi i shpejtë në fushë mbetet ende i pasigurt.

Lajmi për dëmtimin ka kaluar shpejt edhe kufijtë e Italisë, duke shkaktuar alarm edhe në Turqi. Trajneri i kombëtares, Vincenzo Montella, po e monitoron situatën me vëmendje të shtuar, në prag të përgatitjeve për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, edhe pse pjesëmarrja e Yıldız në Botëror nuk duket aktualisht e rrezikuar, dëmtimi kërkon një plan të kujdesshëm rikuperimi për ta rikthyer në formën optimale për ndeshjen debutuese më 14 qershor kundër Australisë.

Kenan Yildiz e ka mbyllur sezonin me Juventusin me 11 gola, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, ndërsa me kombëtaren turke ka shënuar 5 gola në 28 paraqitje. Në orët dhe ditët në vijim priten zhvillime të reja mbi gjendjen e tij dhe kohën e rikthimit në fushën e lojës.

Postime të lidhura