Aplikacion
Policia e Shtetit ka bërë publik planin e masave për ndeshjen miqësore Shqipëri–Luksemburg, që do të zhvillohet në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.
Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 17:00 e deri në përfundim të takimit do të ketë kufizime dhe bllokime të qarkullimit në disa akse rrugore pranë stadiumit.
Mes rrugëve të prekura nga masat është edhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku është paralajmëruar zhvillimi i protestës së shtatë lidhur me projektin në Zvërnec.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi organizimin e tubimit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, njësoj siç ndodhi të mërkurën, kur bulevardi ishte i bllokuar për ndeshjen me Izraelin.
Rrugët që do të bllokohen: