zoom

Aktualitet

Protestojnë edhe shqiptarët në Vjenë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protestojnë edhe shqiptarët në Vjenë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Valës së protestave të organizuara nga diaspora shqiptare në vende të ndryshme të Evropës i është bashkuar edhe komuniteti shqiptar në Austri. Qindra qytetarë u mblodhën në Vjenë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë shqiptare dhe për të kërkuar ndryshime politike në vend.

Gjatë tubimit, protestuesit mbajtën pankarta dhe artikuluan thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Një pjesë e pjesëmarrësve shprehën gjithashtu kërkesën për ndërhyrjen e institucioneve të drejtësisë lidhur me akuzat që ata adresojnë ndaj qeverisë.

Protesta në kryeqytetin austriak u zhvillua në mënyrë paqësore dhe vjen në vazhdën e manifestimeve të ngjashme të organizuara nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Gjatë ditëve të fundit, tubime të ngjashme janë mbajtur në qytete të ndryshme evropiane, përfshirë Londrën, Berlinin, Mynihun, Milanon dhe Stokholmin.

Ndërkohë, protestat kundër qeverisë kanë vijuar edhe në Shqipëri, ku prej disa ditësh qytetarë dhe grupe të ndryshme interesi kanë organizuar tubime dhe marshime në lidhje me çështje të ndryshme politike dhe sociale. Vala e protestave nisi pas projektit në Zvërnec dhe dhunës së rojes private ndaj një protestuesi një javë më parë./ Zoom.al

Postime të lidhura