Aplikacion
Donald Trump mund të publikojë marrëveshjen paraprake për t’i dhënë fund luftës me Iranin para të premtes, është shprehur zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance.
Deklarata e tij vjen pasi presidenti amerikan zbuloi se marrëveshja ishte nënshkruar tashmë.
Vance tha se memorandumi i mirëkuptimit (MOU) midis SHBA-së dhe Iranit si është rreth një faqe e gjysmë dhe një dokument shumë i përgjithshëm.
Zyrtarë të lartë amerikanë kanë filluar gjithashtu të japin disa detaje rreth marrëveshjes, duke informuar se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet të premten, të njëjtën ditë kur marrëveshja nënshkruhet zyrtarisht në Gjenevë.
Kjo vjen ndërsa Trump merr pjesë në samitin e G7 në Francë, i cili të martën do të presë një seancë të veçantë rreth Iranit, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e Egjiptit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Të hënën, gjatë bisedimeve me Presidentin Francez Emmanuel Macron, Trump tha: “Jam shumë i lumtur të them se është nënshkruar, marrëveshja është nënshkruar plotësisht”, duke iu referuar marrëveshjes paraprake./ Zoom.al
68 vite pritje për këtë ditë, rrëzohet rekordi historik që ka “çmendur” tifozët e Brazilit