Aplikacion
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar kritikat ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, duke e akuzuar se po pengon ardhjen e opozitës në pushtet dhe po e përdor partinë për interesa personale.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji deklaroi se Berisha nuk përfaqëson më alternativën opozitare, por është shndërruar në një pengesë për ndryshimin politik në vend. Sipas tij, kreu demokrat duhet të dëgjojë zërat që kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i partisë dhe t’i hapë rrugë një rotacioni të ri politik.
Në reagimin e tij, Salianji ndalet edhe te protestat e fundit qytetare, duke argumentuar se pjesëmarrësit nuk protestojnë vetëm kundër kryeministrit Edi Rama, por edhe kundër mënyrës se si drejtohet Partia Demokratike.
Ai i kërkon Berishës të japë shpjegime për atë që ai e quan “kulla e ortakërisë me Ramën” pranë Pallati i Kongreseve. Ai ngre pyetjen se përse lideri demokrat nuk flet publikisht për këtë projekt dhe për lejen që, sipas tij, është firmosur nga qeveria.
Reagimi i plotë:
Sali nuk je më opozita por je pengesa që opozita të vijë në pushtet! Sali Berisha duhet të dëgjojë thirrjet e shoqërisë për largimin e tij dhe t’i hapë rrugë rotacionit. Ai është kambaleci që e mban Ramën në qeveri, pavarësisht se thuajse 70% e qytetarëve janë kundër tij.
Ka 7 muaj që demokratët, në takimet e mia, kanë mbushur sallat dhe sheshet duke kërkuar largimin e Berishës, por ai e ka marrë peng Partinë Demokratike dhe po e mban peng për interesa personale. Shkaterroi garën dhe sot sheshin që duhet ta mbushte Partia Demokratike është plot edhe kundër Sali Bedishës! Shumica jane demokratë që kërkuan që ti të largohesh!!
Protestuesit po ngrihen kundër autokratit Rama në qeveri dhe autokratit Berisha në parti. Ata duan demokraci, rregulla loje dhe meritokraci, jo parti të mbajtura peng nga individë që i vendosin interesat e tyre mbi ato të demokratëve.
Dhe meqë ke kaq merak të merresh me budallallëqe për të zhvendosur vëmendjen në ditët më të këqija të Ramës, kam një pyetje: pse nuk flet për kullën e ortakërisë me Ramën te Pallati i Kongreseve? Dil e fol.
Dil e fol edhe si i djathtë, në një kohë kur hapësira publike është mbushur me thirrje komuniste të nxiturq dhe nga ti si komunisti më i vjetër që je!/ Zoom.al
68 vite pritje për këtë ditë, rrëzohet rekordi historik që ka “çmendur” tifozët e Brazilit