zoom

Lajme

Salianji sulmon procesin në PD: Referendumi për Berishën u braktis nga demokratët

Salianji sulmon procesin në PD: Referendumi për Berishën u braktis nga demokratët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj procesit të votimit për zgjedhjen e kreut të PD-së, ku kandidat i vetëm është Sali Berisha.

Përmes një reagimi të bërë në rrjetet sociale, Salianji e cilësoi procesin si një farsë politike dhe pretendoi se pjesëmarrja reale e demokratëve ka qenë shumë më e ulët nga ajo që është raportuar zyrtarisht nga drejtuesit e partisë.

Sipas tij, deri në mbylljen e votimit në orën 18:00, në degët kryesore të Partisë Demokratike kanë votuar vetëm 3.885 persona, shifër që ai e konsideron tregues të qartë të bojkotimit të procesit nga baza demokrate.

Salianji ironizoi gjithashtu vendimin për të shtyrë orarin e votimit në disa degë, duke thënë se një veprim i tillë nuk ndodh as në zgjedhje kombëtare me miliona votues.

Ai akuzoi drejtuesit aktualë të PD-së për manipulim politik dhe përpjekje për të kontrolluar partinë pa një garë reale.

Reagimi i plotë i Salianjit:

Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh!
Demokratët përbuzën dhe poshtëruan provokimin për gjasme zgjedhje; pjesëmarrja ne degët qëndër qarku deri në përfundim në orën 18:00;

Votues që morën pjesë: 3,885

Tiranë 1,072
Durrës 321
Kukës 370
Korçë 165
Dibër 194
Lezhë 345
Elbasan 256
Berat 141
Vlorë 210
Gjirokastër 120
Fier 220
Shkodër 471

Tani teatri me shtyrje orari ishte i tepért, votojnë miliona shqiptarë dhe nuk shtyhet si mund të shtyhet tek degët e medha qe ne total kanë as 20.000 votues sipas uzurpatorit por nderkohë nuk kanë votuar as 4000 gjithsej!

Postime të lidhura