zoom

Lajme

PD mbledh Kryesinë, zbardhen risitë dhe ndryshimet e propozuara për në statut

PD mbledh Kryesinë, zbardhen risitë dhe ndryshimet e propozuara për në statut

Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë, ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë ndryshimet në statutin e partisë dhe riformatimi i strukturave të brendshme.

Në draft-propozimet që do të shqyrtohen përfshihen disa ndryshime kryesore, si rritja e përfaqësimit të Diasporës shqiptare në 15% në lista dhe në organet drejtuese të partisë, si dhe rritja e kuotës së grave dhe vajzave nga 30% në 40%.

Po ashtu, parashikohet ngritja e një Komisioni të Posaçëm për Seleksionimin e Kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkish, si dhe forcimi i strukturave bazë të partisë.

Në rendin e ndryshimeve përfshihen edhe përmirësimi i organizimit lokal, forcimi i marrëdhënieve mes degëve dhe të zgjedhurve vendorë, si dhe garantimi i mbrojtjes së të dhënave personale të anëtarëve.

Ndërkohë, statuti pritet të pësojë rishikime edhe sa i përket rregullave të shkarkimit të drejtuesve lokalë.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta çelë fushatën në Gjakovë në orën 19:45, me Ardian Gjinin në garë për kryeministër, pas tërheqjes së Ramush Haradinaj nga drejtimi i partisë.

Sipas kalendarit zgjedhor, fushata do të zgjasë deri më 6 qershor, vetëm një ditë para votimit. Zgjedhjet e reja u shpallën pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjidhte presidentin e ri brenda afatit kushtetues, duke futur vendin në një tjetër krizë politike.

Postime të lidhura