Aplikacion
Gjatë festës së 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Durrës, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së, ka shthurur gojën ndaj rivalit të tij politik, Sali Berishën.
Teksa tha se Partia Socialiste është ndarë nga periudha e komunizmit, Rama e cilësoi Berishën si “mbeturina më e neveritshme komuniste”.
“Në anën tjetër vazhdon dhe mbijeton në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë, një mbeturinë e komunizmit, e komunizmit në formën e vet më të neveritshme”, tha Rama për Berishën.
Më tej, ai shtoi se kryedemokrati përfaqëson formën më të keqe të “komunistit-antikomunist”.
Rama: PS është një parti liberale dhe një parti e lidhur ngushtë me atë Luftë Nacionalçlirimtare që e vendosi Shqipërinë në krahun e duhur të historisë. Por, nga ana tjetër, PS e ka të qartë që në hapat e parë raportin me atë pjesë që na lidh me diktaturën komuniste, ndërsa të tjerët kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë sot komunistët dhe jo komunizmin.
Ndërkohë që PS i ka vlerësuar komunistët për atë që kanë qenë dhe e ka refuzuar komunizmin për atë që ka kryer.
Nuk është rastësi që sot, në anën tjetër, vazhdon dhe mbijeton në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë, një mbeturinë e komunizmit, e komunizmit në formën e vet më të neveritshme, siç e përcaktonte Vaclav Havel: formën më të keqe e ka te komunisti-antikomunist.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari