Aplikacion
Deputeti i PS, Ardit Bido ka akuzuar deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi se mban qëndrime të dyfishta për ndërtimet në zona të mbrojtura.
Ai sjell dy qëndrime të Muçit, një për Zvërnecin dhe një tjetër për Butrintin. Për këtë të fundit, sipas Ardit Bidos, Muçi nuk hap gojë për ndërtimet që janë bërë aty sepse familja e tij është aksionere dhe ka interesa.
Ndërsa investimin në Zvërnec, shton Ardit Bido, e kundërshton sepse nuk ka asnjë përfitim personal prej tij.
Postimi i Ardit Bidos:
Marksisti oligark Redi Muçi proteston aty ku ai s’ka përqindje pronësie në zona të mbrojtura🎭
Shih si ngec gëk mëk kur i nxjerr hartën e zonës së mbrojtur në Butrint ku familja e tij ka aksione dhe i kërkoj të di pse s’ka protestuar për ndërtimet aty!
Redi Muçi sot del si protestues i madh për mosndërtimin në Zvërnec, si mbrojtës i zonave të mbrojtura, si patriot, si zëri i të varfërve dhe si revolucionar kundër interesave private.
Por pyetja është shumë e thjeshtë:
Pse nuk doli Redi Muçi të protestonte për zonën e mbrojtur të Amaresarit, brenda Parkut të Butrintit, që është zonë e mbrojtur e kategorisë 2, ku familja e tij është aksionere?
Ndërkohë që sot bën revolucion për Zvërnecin, një zonë e mbrojtur e kategorisë 5?
Çfarë ndryshoi?
Zona? Parimi? Apo përqindja?🤔
Si mund të bësh patriotin shqiptar kur je nipi i vorioepirotistëve të Himarës?
I njëjti që sulmon sipërmarrjen dhe kapitalin, por nuk ka problem me kapitalin kur lidhet me rrethin e tij.
I njëjti që deklaron se nuk është marksist, por më pas flet vazhdimisht në emër të Marksit.
Patriotizmi nuk matet me pankarta.
Mbrojtja e mjedisit nuk matet me protesta selektive.
Dhe integriteti nuk matet me sa fort bërtet për një çështje, por me faktin nëse mban të njëjtin standard në çdo rast.
Unë jam pro ndërtimit si në Arameras edhe në Zvërnec! Ai është selektiv në varësi të lekëve oligarke që ka.😉
Kjo është arsyeja pse problemi i Muçit nuk është Zvërneci./ Zoom.al


68 vite pritje për këtë ditë, rrëzohet rekordi historik që ka “çmendur” tifozët e Brazilit