Aplikacion
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka ngritur deklaruar se pas kundërshtimeve ndaj projektit të Jared Kushner në Sazan dhe Zvërnec, kompania e tij do ta zhvendosë investimin në ishullin e njohur grek të Mykonos-it.
“Po tani që po del lajmi që Kushner do tërhiqet nga Sazani e Zvërneci për të investuar miliarda euro në Mykonos, çfarë do të thonë ata që thoshin se Greqia nuk ka dorë pas?”, shprehet deputeti në një video të postuar në rrjetet e tij sociale.
Bido, i përfshirë masivisht në propagandën pro projektit dhe i vënë në qendër të sulmeve të protestuesve, i referohet një lajmi të botuar në dy portale periferike, një nga Kosova që është autor i lajmit dhe një portali grek të panjohur që ka riprohuar lajmin e portalit kosovar.
Deklarata e deputetit mbetet një pretendim politik i pambështetur me fakte të verifikuara publikisht, njësoj si ato videot dhe postimet që Rama sulmon çdo ditë si pjsesë e një lufte hibride pas të cilës, sipas tij, qëndrojnë një herë grekë, një herë islamikë, pastaj iraniane, anti-europianë apo anti-shqiptarë. Ato vijnë pasi mediat kanë zbuluar se Rama ia ka dhënë lejen kompanisë së Kushner -it që në vitin 2025. (DOKUMENTI)
Mbetet për t’u parë nëse Rama do t’ia “tërheqë veshin” deputetit të tij, apo do ta inkurajojë që ai të prodhojë “fake news” që i shërbejnë propagandës dhe agjendës së tij. /Zoom.al