Aplikacion
Në çdo fjalë që thotë, bën autogol.
Thotë që emëroi Mustafa Nanon ambasador në Zvicër pas kërkesës së tij. Me këtë deklaratë, ai sapo ka pranuar se ka anashkaluar sistemin e karrierës në diplomaci dhe se e gjitha është vendosur në zyrën e tij, pa marrë fare parasysh institucionin e Presidentit, i cili duhet të dekretojë emrin sipas Kushtetutës.
Thotë se protestën po e bëjnë blogerët të cilët nuk paguajnë taksa, duke harruar që detyrën për të mbledhur taksat nuk e kanë ata, por administrata tatimore që drejtohet nga qeveria e tij. Nëse për këtë akuzë ka fakte, ai sapo pranoi publikisht edhe shpërdorimin e detyrës nga ana e zyrtarëve tatimorë.
Na tregon se sa të ndotura janë zonat e mbrojtura dhe se do të vijnë të na i pastrojnë të huajt, por harron që pastrimi i tyre është detyrë e ndërmarrjeve të bashkive, shumica dërrmuese e të cilave drejtohen prej vitesh nga vetë socialistët.
Në çdo fjali apo akuzë që lëshon, ai thjesht tregon dhe argumenton se përse duhet të protestohet. Dhe këtë herë e ka të pamundur t’ia hedhë fajin “Saliut” apo t’ua shesë këtë emër qytetarëve si të vetmen alternativë që do të vijë nëse ai largohet.
Sepse sot, të rinjtë po kërkojnë një Shqipëri të Re! /Nga Ola Xama – Gazetare