Aplikacion
Tre ditë më parë, nga një takim në Elbasan, teksa iu përgjigj kritikëve për resortin në Zvërnec, kryeministri Edi Rama pati edhe një replikë me analistin dhe ish-ambasadorin Mustafa Nano.
Ky i fundit mbështeti protestat para Kryeministrisë. Rama tha se nuk pranon moral nga ata që bëjnë pushime në mes të betonit në resorte luksoze dhe më pas iu qajnë hallin flamingove, apo nga analistët që paguhen me para në dorë.
“Ne nuk jemi të përsosur dhe pa gabime, por moral nga Mustafa Nano, i cili erdhi në zyrën time, u shtri atje në kolltuk dhe tha ‘nuk kam fuqi më të merrem me këtë vend, dua të shkoj ambasador’. ‘Po mirë’ i thashë ‘të shohim si mund të bëjmë për këtë.’ Kemi pasur shkrimtarë e poetë ambasador, Muçi i shkretë nuk është Faik Konica, por thashë… Muçi shkoi ambasador në Zvicër, nuk mbajti dot një zyrë ku ishte vetëm me veten e vet dhe një sekretare, nuk bëri dot një punë për vendin, e la në mes detyrën dhe kthehet mbrapsht dhe tregon se si duhet ta bëjmë ne detyrën dhe si duhet ta bëj unë detyrën. Tregon Muçi detyrën, tregon Muçi që oligarkët hyjnë mëngjes, drekë e darkë në zyrën time. Po ti mo Muç ça je, spiun i sigurimit je, ku e di ti kush hyn në zyrën time. Ku i ke parë ti, se ti ke qenë edhe demokrat denbabaden. Kur e bën Muçi këtë, llogarisni të tjerët”, deklaroi Rama para pak ditësh.
Por çfarë e acaroi kryeministrin kaq shumë me Mustafa Nanon, sa ta ulte publikisht figurën e tij? Ishte kërkesa e Mustafa Nanos për të, që ai të jepte dorëheqjen. Të tërhiqej nga politika e të lironte vendin sepse, sipas Mustafa Nanos, njerëzit nuk pranojnë më bashkëqeverisjen e Ramës me oligarkët.
“Këshilla ime është vetëm një. Këtë këshillë nuk ja jap atij këllirës tjetër sepse ai këllira tjetër është një botë barbare, e cila nuk më përket. Por këtij nëse i kanë mbetur ende skrupuj është të mendojë ikjen, të mendojë largimin. Dhe jo largimin me idenë që pas meje të bëhet qameti. Por, një ikje normale. Të përcjellë stafetën, të organizojë zgjedhje brenda PS, të zgjidhet një lider i ri dhe pastaj ky, tungjatjeta. Madje po të dojë, mund të na hedhë fytyrës edhe ndonjë lloj justifikimi të tipit që ju nuk ishit në gjendje të më kuptonit mua, unë kam jetuar me qindra vite përpara, ju jeni këtu në vitin 2030. Por duhet të iki. Duhet të iki sepse shqiptarët mesa shoh nuk janë më të gatshëm të pranojnë që mund ta sundojë këtë vend me një grusht biznesmenësh dhe oligarkësh që takohen me këtë, flasin me të, që i shkojnë në zyrë, që kanë akses në zyrën e tij. Janë ky grup njerëzish që po sundojnë Shqipërinë”, tha Mustafa Nano.
Pas kësaj deklarate, Edi Rama shpërtheu publikisht ndaj Mustafa Nanos./ Zoom.al
Rekordet e Kupës së Botës, Messi dhe Mbappe “kërcënojnë” disa prej arritjeve historike