Aplikacion
Pas publikimit të videos ku Refit (Nertil) Buzi liron Rozalinda Plakën, janë zbardhur detaje të reja nga negociatat me policinë.
Sipas gazetares Xhensila Kodra, para se ta linte të largohej, Buzi i kërkoi efektivit Mariglen Korroveshaj të kujdesej për të dhe të mos i afrohej, duke paralajmëruar se në të kundërt do të vetëvritej.
Pasi shoqëroi gruan në një vend të sigurt, efektivi u rikthye për ta bindur të dorëzohej, por Buzi refuzoi dhe më pas i dha fund jetës.
Pjesë e zbardhur nga negociatat:
MARIGLEN KORROVESHAJ: Vajzës mos i bëj keq!
BUZI: Nuk e liroj, mos u afro
KORROVESHAJ vijon negociatat: Do të zgjidhim gjithçka bashkë, ejani me mua!
BUZI: Eja merre vajzën këtu, po ta besoj ty…
Në këto momente, Shefi i Policisë së Roskovecit afrohet pranë tyre, merr vajzën në krahë dhe largohet, duke e lënë disa metra larg autorit dhe kthehet sërish drejt tij, për ta bindur të dorëzohet.
KORROVESHAJ: Gjërat do të rregullohen, lëre armën dhe eja me mua
BUZI: Largohu me vajzën, ik, unë do të rri këtu! Mos u afro ose do të vras veten!
Shok me Cllevion, kush është TikToker-i që desh vrau kushëririn e tij dje në Lushnjë