zoom

Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Lushnjë, plagoset çifti që udhëtonte me motor

Aksident në aksin Fier–Lushnjë, plagoset çifti që udhëtonte me motor

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin nacional Fier–Lushnjë, në afërsi të zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”, ku dy persona mbetën të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident është përfshirë një motomjet dhe një mjet tjetër. Dyshohet se drejtuesi i motorit ka tentuar të kryejë një parakalim të gabuar, duke u përplasur më pas me mjetin.

Për pasojë, janë lënduar dy personat që udhëtonin me motor, një çift bashkëshortësh, të cilët kanë marrë dëmtime nga përplasja.

Të plagosurit u transportuan drejt Spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura