Aplikacion
Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor Levan–Tepelenë, pranë zonës së Fratarit, ku janë përfshirë pesë mjete.
Sipas informacioneve paraprake, në mesin e automjeteve të aksidentuara ndodhej edhe një kamper me turistë të huaj. Nga përplasja kanë mbetur të lënduar tre persona, ndërsa dy prej tyre janë shtetas gjermanë.
Të plagosurit morën ndihmën e parë mjekësore dhe më pas dy prej tyre u transportuan drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se një nga shkaqet kryesore të aksidentit ka qenë lëvizja me shpejtësi mbi normat e lejuara. Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment rrugor u rëndua për disa minuta dhe më pas u normalizua./ Zoom.al
FOTO/ Dy të lënduar gjatë protestës, Policia përdor ujë me ngjyrë blu dhe gaz lotsjellës