zoom

Aktualitet

Viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres së Mjedisit, 43-vjeçari tentoi t’i largohej policisë

Viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres së Mjedisit, 43-vjeçari tentoi t’i largohej policisë

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti fatal në qytetin e Lushnjës, ku një 43-vjeçar humbi jetën.

Mësohet se viktima është Ernis Xhumari, vëllai i zv.ministres së Mjedisit, Elda Xhumari.

Siç raportohet, pak para aksidentit 43-vjeçari ka shkuar para Komisariatit të Lushnjës duke xhiruar gomat dhe duke përdorur fjalor ofendues dhe pas këtyre manovrave, policia i është vënë në ndjekje.

Në tentativë për t’iu shpëtuar forcave të policisë, 43-vjeçari ka lëvizur me shpejtësi të lartë, ku si pasojë është përplasur dhe më pas makina është përfshirë nga flakët. Edhe pse i është dhënë ndihma e parë, 43-vjeçari fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë

Postime të lidhura