zoom

Lajme

VIDEO/ Truproja mbron Sara Milën nga vezët e protestuesve me…qeset e pazarit!

VIDEO/ Truproja mbron Sara Milën nga vezët e protestuesve me…qeset e pazarit!

Aktivistët dhe protestuesit i pritën deputetët në rrugën pedonale që të çon drejt Kuvendit, ku u shënuan momente tensioni.

Policia kishte rrethuar perimetrin me gardhe metalike, ndërsa protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve dhe disa deputetëve të Partisë Socialiste.

Në pamjet e publikuara shihet deputetja e PS-së, Sara Mila, e shoqëruar nga një truprojë, i cili tenton ta mbrojë nga vezët e hedhura nga protestuesit. Gjatë incidentit, protestuesit hodhën akuza në adresë të saj, duke e quajtur “deputete të krimit”.

Vezë u hodhën gjithashtu edhe në drejtim të automjeteve të disa ministrave, ndërsa situata mbeti e tensionuar gjatë hyrjes së deputetëve në Parlament.

Postime të lidhura