Aplikacion
Të paktën dy protestues kanë mbetur të lënduar gjatë tensioneve të regjistruara pranë Kuvendit, ku Policia ndërhyri për të shpërndarë turmën.
Në pamjet e siguruara, shihen dy qytetarë që transportohen me autoambulancë pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje.
Gjatë ndërhyrjes, efektivët përdorën ujë me presion, ujë të përzier me piper dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Ndryshe nga rastet e mëparshme, uji i hedhur mbi turmën kishte ngjyrë blu, ndërsa deri tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi përbërjen e lëndës së përdorur.
Sipas pamjeve dhe dëshmive nga terreni, lënda e përdorur dyshohet se ka shkaktuar irritim të fortë të lëkurës, ndërsa disa protestues janë parë në gjendje të rënduar dhe me vështirësi pas ekspozimit ndaj saj.


