Aplikacion
Kaylee Hottle, e njohur për rolin e saj si Jia në dy filma të serialit “Godzilla”, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare.
Aktorja e famshme, e cila ishte e shurdhet, humbi jetën në një aksident me makinë herët të martën në mëngjes në Maryland.
Aktorja ishte pasagjere në një Honda Accord që doli nga rruga dhe ra në një kanal rreth orës 3 të mëngjesit. Shoferi, një 19-vjeçar nga Maryland, u dërgua në një spital me lëndime, ndërsa një pasagjere tjetër refuzoi trajtimin mjekësor në vendngjarje.
Në vitin 2021, Kaylee luajti rolin e Jia në “Godzilla vs. Kong”… një adoleshente që komunikon me King Kongun nëpërmjet gjuhës së shenjave dhe jeton në Skull Island me personazhin e Rebecca Hall , Dr. Ilene Andrews. Ajo e riinterpretoi rolin në filmin e vitit 2024 “Godzilla X Kong: The New Empire”.
Kaylee njihet gjithashtu për rolin në “Magnum PI” … ku luajti personazhin e quajtur Joon në një episod të sezonit të 4-të.