Aplikacion
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të ushtrisë së vendit, Oleksandr Syrskyi.
Vendimi vjen vetëm disa ditë pas shkarkimit të Ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, një veprim që shkaktoi protesta në të gjithë vendin.
Thashethemet se fundi i mandatit të Fedorovit lidhej me një konflikt midis tij dhe Syrskyit u konfirmuan shpejt.
35 vjeçari është shquar për energjizimin e ministrisë dhe transformimin e forcave të armatosura, si dhe për udhëheqjen e një fushate kundër korrupsionit. Ndërsa 60 vjeçari Syrskyi shihet nga shumë njerëz në Ukrainë si një komandant i shkollës sovjetike që ngurron të zbatojë ndryshime rrënjësore në ushtri.
Ai u zëvendësua nga Mykhailo Drapatyi i cili është një gjeneral popullor dhe i cili ka marre pjese në beteja.
“Do të punoj me përgjegjësi, me fokus të plotë dhe me respekt për njerëzit që po mbrojnë vendin tonë sot”, shkroi Drapatyi në Facebook.
Ai gjithashtu falënderoi Syrskyin “për punën e tij të vazhdueshme për të forcuar ushtrinë ukrainase”, duke shtuar: “Unë u rrita në të”.
Në një postim video në mediat sociale vonë të martën, Zelensky falënderoi Syrskyin për punen e tij, përfshirë rolin e tij në mbrojtjen me sukses të Kievit gjatë ditëve të para të pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në vitin 2022.
Zelensky zbuloi gjithashtu se më herët gjatë ditës, ai u takua me Fedorov dhe i ofroi atij një “pozitë të denjë në pushtet”, por nuk tha nëse oferta ishte pranuar.
Fedorov u zëvendësua javën e kaluar nga Yevhenii Khmara, një ish-zyrtar i lartë në Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU).
“Të gjitha vendimet do të formalizohen nesër”, shtoi Zelensky në postimin e tij.