zoom

Lajme

Marc Anthony bëhet baba për herë të 8-të! Modelja sjell në jetë vajzën

Marc Anthony bëhet baba për herë të 8-të! Modelja sjell në jetë vajzën

Marc Anthony ka mirëpritur fëmijën e tij të 8-të. Gruaja e tij Nadia Ferreira ka sjellë në jetë vajzën e tyre.

Çifti njoftoi lajmin e lumtur në një postim në Instagram të martën ku shkruanin: “Çfarë bekimi i madh të ndaj me ju ardhjen në jetë të Miley-t tonë të çmuar. Nuk mund ta imagjinoni gëzimin që ndiejmë në shtëpinë tonë, jemi në qiellin e shtatë “, ndërsa publikuan foto të të porsalindurës.

57-vjeçari dhe 27-vjeçarja zbuluan në janar se do të bëheshin prindër për herë të dytë. “Gëzuar 3-vjetorin ”, shkruanin ata në mbishkrimin e një postimi të përbashkët, në të cilin dora e Marcos, fëmijës së tyre të parë i cili në vitin 2023, ishte mbi barkun e Ferreiras.

Çfarë dhurate e mrekullueshme na jep jeta. Zoti është i madh”, shkruanin ata.

Modelja dhe Anthony janë të martuar që nga janari i vitit 2023. Të dy ecën drejt altarit në Miami, tetë muaj pasi u fejuan.

Këngëtari ka gjithashtu fëmijët Ariana, 31 vjeçe, dhe Chase, 28 vjeç, me ish-partneren e tij Debbie Rosado, Christian, 25 vjeç, dhe Ryan, 22 vjeç, me ish-gruan e tij Diana Torres, dhe binjakët 17-vjeçarë Emme dhe Maximilian me Jennifer Lopez.