zoom

Aktualitet

Përshkallëzohet protesta para Parlamentit, policia përdor ujë me presion dhe spraj me piper

Përshkallëzohet protesta para Parlamentit, policia përdor ujë me presion dhe spraj me piper

Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para Parlamentit, duke përdorur ujë me presion dhe spraj me piper, pasi situata u tensionua gjatë protestës.

Ndërhyrja erdhi pasi një grup protestuesish hoqën gardhin metalik të vendosur nga Policia e Shtetit dhe u afruan drejt godinës së Kuvendit.

Më herët, policia kishte marrë masa të forta sigurie, duke bllokuar të gjitha hyrjet dhe akset që të çojnë drejt Parlamentit. Gardhe metalike ishin vendosur në disa pika, përfshirë edhe kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, për të penguar afrimin e protestuesve pranë institucionit.

Situata në zonë mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vijon nën masa të shtuara sigurie.

Postime të lidhura