Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar shpërndarjen e Parlamentit, duke e cilësuar këtë si të vetmin vendim të përgjegjshëm, sipas tij, në situatën aktuale politike.
Teksa jashtë instituticionit qytetarët po protestojnë, Berisha theksoi se Kuvendi po mblidhet “në rrethim” duke shtuar se duhet të shpallë fundin e mandatit të tij, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.
Kreu i demokratëve shtoi se, sipas tij, ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë.
“Parlamenti mblidhet në rrethim. I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen e rrugës për zgjedhjen që kërkon mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë.
Çdo akt tjetër është fund e krye i pavlerë. Ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij Parlamenti. Ky është, edhe njëherë, i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot”, tha Berisha.
“Shërbëtor i karteleve të drogës” – Berisha akuza Ballës: Bën pazare me Suel Çelën!