Aplikacion
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Mateo Borri dhe Brikena Selmani, kanë ndarë detaje nga historia e tyre e dashurisë.
Çifti tregoi se një nga veçantitë e marrëdhënies së tyre janë telefonatat e gjata, të cilat, sipas tyre, zgjasin deri në shtatë orë.
E pyetur nga Brikena se kur e kuptoi që ajo ishte partnerja ideale për të, Mateo u shpreh se ndjenjat u bënë të qarta gjatë kohës që kaluan së bashku në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
“Për mua është e vështirë të bie në dashuri. Duke jetuar bashkë 24 orë dhe më pas kur u ndamë, e ndjeja mungesën tënde. Kur kuptova se kishe ndikim të drejtpërdrejtë te humori im, atëherë e kuptova që ishe femra për mua. Dorën tënde e kam puthur më shumë se të kujtdo tjetër në jetën time”, tha ai, gjatë një bisede në emisionin “Top Arena”.
Më pas, Brikena e pyeti me humor se çfarë arrijnë të flasin gjatë telefonatave maratonë që zgjasin deri në shtatë orë.
Mateo u përgjigj se gjithçka nis me pyetje të zakonshme për ditën e njëri-tjetrit, por bisedat rrjedhin natyrshëm nga një temë në tjetrën dhe shpesh vazhdojnë deri në orët e para të mëngjesit, derisa i zë gjumi.
Intervista:
Brikena: Kur e kuptove ti se unë isha idealja për ty?
Mateo: Për mua është e vështirë të bie në dashuri, jam njeri që kam ato të miat. Duke qenë në një shtëpi bashkë 24 orë, duke më qëndruar larg e ndieja mungesën. Duke parë që ke pasur ndikim emocional të drejtpërdrejtë te humori im, aty e kuptova aty që ishe femra për mua. Aq herë sa të kam puthur ty dorën nuk ia kam puthur kujt në jetën time.
Brikena: Është një gjë që e bën edhe jashtë BBV, gjatë gjithë kohës. Janë shumë momente emocionante. Doja të të bëja një pyetje që të gjithë do të donin ta dinin, se çfarë flasim në 7 orë në një telefonatë?
Mateo: Ideja është që siç e di edhe ti, bisedat tona nisin se si e kalove ditën sot, çfarë bëre, ku je, tema të ndryshme, një bisedë nxjerr tjetrën…
Brikena: Mos i trego të gjitha.
Mateo:Biseda në 12 të natës, 2 të natës, katër të mëngjesit deri sa na zë gjumi pastaj.
FOTO/ Dy të lënduar gjatë protestës, Policia përdor ujë me ngjyrë blu dhe gaz lotsjellës