Aplikacion
Ish-finalisti i Big Brother VIP 5, Mateo Borri, ka ndarë për herë të parë përshtypjet e tij pas përfundimit të eksperiencës në reality show, duke folur për jetën jashtë shtëpisë dhe raportet personale që ka krijuar gjatë lojës.
I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Mateo u shpreh se mënyra e tij e lojës ka qenë e natyrshme dhe pa skenar, duke këmbëngulur se nuk ka përdorur strategji për të arritur në finale.
Sipas tij, çdo veprim i tij në shtëpi ka qenë reflektim i karakterit real, ndërsa reagimet e publikut nuk kanë ndryshuar perceptimin që ai ka për veten.
“Unë kam qenë vetvetja gjatë gjithë kohës. Nëse dikujt i jam dukur ndryshe, kjo nuk varet nga unë. Brenda shtëpisë njerëzit nuk më njihnin realisht dhe shpesh më gjykonin gabim”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk ka ndjekur taktika loje, por vetëm ndjenjat e momentit.
Mateo foli gjithashtu edhe për marrëdhënien e tij me Selin, duke i uruar asaj suksese në rrugëtimin e saj.
Në një pjesë tjetër të intervistës, ai u ndal edhe tek raporti me Brikenën, duke e përshkruar atë si një lidhje të veçantë emocionale që ka vazhduar edhe pas përfundimit të programit.
Mateo zbuloi gjithashtu se ndjenjat mes tyre kanë lindur që në fillimet e njohjes, ndërsa shtoi se familja e tij e ka pritur mirë këtë raport dhe e mbështet.
“Kam rënë “brenda” me Brikenën, i themi në të Elbasanit. Edhe kur ajo vajza të refuzon, të bën akoma më shumë për vete. Sa herë isha larg saj, ndihesha keq. Mateo thashë, pastaj filluan therjet. Unë e kërkoja me insistim, kur mua më pëlqen një vajzë dhe pëlqimi është reciprok, siç është parë në momentin e parë që kishte afrimitet, përqafimet ia merrja edhe me zor.
Pëlqimi i parë ka qenë që në kopësht. Nuk është se e mbaj mend shumë. Tani jam burrë i martuar, mos më pyet për pëlqime se nuk flas. Gjërat tona personale unë dhe Brikena i flasim vetëm me njëri-tjetrin. Ka të bëjë edhe e kaluara. Të gjitha vajzat mund të kenë pasur një pëlqim. Ne tani që jemi bashkë flasim për të ardhmen.
Herën e parë ia kam shkruar italisht “të dua”, aty te dhoma e make up-it. Më tha nuk të besoj. Pastaj ia kam thënë edhe gjatë prime-it. Aty isha shumë i mërzitur se kishte dalë. Përmblodha diçka vetëm në 2 fjalë.
Mami është dakord për çdo gjë timen. Mami më ka thënë është shumë e bukur, shumë e mirë. Nëse unë jam i lumtur, mami është e lumtur”, u shpreh Mateo./ Zoom.al