Aplikacion
Gjatë emisionit “Fan Club”, motra e Mateos, Keijsi Borri, foli për rrugëtimin e tij në lojë dhe vendosi të përfshijë edhe babain e tyre në diskutim përmes një telefonate live.
Ajo e pyeti drejtpërdrejt të atin për mendimin e tij lidhur me Brikenën, vajzën me të cilën Mateo ka krijuar një afrimitet brenda shtëpisë.
Në përgjigjen e tij, babai i Mateos u shpreh pozitivisht, duke e vlerësuar Brikenën si një person me karakter dhe të qëndrueshme.
Sipas tij, ajo jo vetëm që ka një qëndrim të fortë, por gjithashtu sjell vlera në dinamikën e spektaklit.
Motra e Mateos: Jam live këtu tek Fan Club. Duan të dinë mendimin tënd për Brikenën?
Babai i Mateos: Brikena është vajza më e qëndrueshme më me karakter dhe i jep vlera atij Big Brotheri./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit