Aplikacion
Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” është shoqëruar me tensione të forta mes dy banorëve, Mirit dhe Mateos. Pas përfundimit të spektaklit, një debat mes tyre ka degraduar, duke kaluar nga një përplasje verbale në tone kërcënuese.
Gjatë diskutimit, Miri i është drejtuar Mateos me paralajmërimin se do të përballen jashtë shtëpisë. I pyetur drejtpërdrejt nëse ky ishte një kërcënim, ai nuk e mohoi, përkundrazi e theksoi edhe më tej qëndrimin e tij me deklarata të ashpra, duke përfshirë edhe komente që preknin familjen e Mateos.
“Jo ty, por kush të ka bërë ty dhe gjithë Shqipërinë”, i tha Miri, Mateos.
Nga ana tjetër, Mateo kërkoi sqarime për këto deklarata, por përgjigjja e Mirit ishte e shkurtër dhe e prerë, duke lënë të kuptohet se gjithçka do të sqarohet jashtë formatit të lojës.
“Do ta tregoj jashtë”, shtoi Miri./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit